Politika Gëzuar për Gjykatën Kushtetuese! Meta ngre dolli me ujë gjatë konferencës

Gëzuar për Gjykatën Kushtetuese! Meta ngre dolli me ujë gjatë konferencës

Presidenti Ilir Meta ngriti një dolli për funksionimin e Gjykatës Kushtetuese.

Në fillim të konferencës për median, para gazetarëve Meta ngriti gotën me ujë dhe tha: “Gëzuar për funksionimin e Gjykatës Kushtetuese!”

Pas dollisë, Meta ka argumentuar kallëzimin penal ndaj kreut të KED, Ardian Dvorani

Meta tha se do të padisë të hënën Dvoranin, për shpërdorim detyre dhe përvetësim i titullit apo detyrës shtetërore.