Sport Gianni De Biasi drejt stolit të Serie A

Gianni De Biasi drejt stolit të Serie A

Rezultatet e këqija të Sampdorias i kushtuan stolin teknikut Eusebio Di Francesco, dhe tani gara për stolin e ekipit nga Genova është hapur.

Edhe pse emra si Luigi Di Biagio por edhe ish-trajneri i Milanit Gennaro Gattuso përfliten si kandidatë të mundshëm, në orët e fundit ka dalë fuqishëm emri i ish-trajnerit të Kombëtares shqiptare, italianit (me pasaportë shqiptare për meritat e padiskutueshme gjatë fushatës të Euro 2016), Gianni De Biasi.

Sipas burimeve të Gazzetta dello Sport, 63-vjeçari nga Treviso është emri më i mundshëm për të çuar një ekip si Sampdoria në pozicione më të qeta në klasifikim.