Kulturë Gishtoja në mitologjinë shqiptare

Gishtoja në mitologjinë shqiptare

Figurë e përrallave.

Gishtoja apo Gjishtoja është i njohur në shumë vende të Europës: në Francë quhet “Le Petit Poucet”, në Rusi “Malciks Palcik”, në Greqi “Revithi”, në Rumani “Neginice”, ndër gjermanë “Daumling” etj.

Edhe pse kudo është i vogël sa një gisht, veprimet e tij ndryshojnë nga përrallat e njërit vend në ato të vendit tjetër. Në përrallat shqiptare, ashtu si dhe te variantja e vëllezërve Grim, ky është personazh i shkathët e i zgjuar.

Për të mashtruar kusarët, ai futet në veshin e kaut, në barkun e ujkut dhe, si shpëton grigjën e bagëtisë së disa barinjve, kthehet shëndoshë e mirë pranë prindërve të tij.

Njihet edhe me emrat Koçomi (Elbasan), Kusar Arra (Labovë-Gjirokastër), Arka (Korcë), Kocelmici (Përmet), Kacabiso (Vlorë), Kacimucrri, Kacimucri, Kacel-mici, Kokërmeli (të gjitha në Veri), Cinxami (Gjirokastër), Kacipuc (Delvinë) etj.