Horoskopi Gjashtë çiftet ideale sipas horoskopit

Gjashtë çiftet ideale sipas horoskopit

Marrëdhëniet e mira të dashurisë në përgjithësi janë të bazuara tek lidhjet shpirtërore, empatia, dashuria dhe besimi për të bërë gjithçka bashkë në çdo situatë.

Mirëpo horoskopi është ai që luan një rol të rëndësishëm në shpjegimin e kimisë që mund të kenë dy persona. Sipas horoskopit 6 kombinime të shenjave janë çiftet ideale për një lidhje emocionale që është e destinuar të zgjasë përjetë.

Binjakët dhe Ujori

Binjakët dhe Ujori jetojnë në dy ekstreme të ndryshme, por është pikërisht sfida për të ‘takuar’ njëri-tjetrin ajo që e bën gjithçka emocionuese. Binjakët dhe Ujori arrijnë të mbushin boshllëqet e njëri-tjetrit dhe të organizojnë veten e tyre në mënyrë të tillë sa tjetrit do t’i duket çdo ditë e re, ndryshe nga tjetra, ndaj dhe do dojë të jetojë gjithnjë me këtë adrenalinë. Kështu do të krijohet edhe ndjesia e dashurisë së madhe.

Peshorja dhe Gaforrja

Ky bashkim është bërë në Parajsë! Të dy, si Peshorja ashtu edhe Gaforrja jetojnë jetën me shumë emocione dhe ndjesi sepse pa to, jeta atyre ju duket bosh. Duke qenë natyra shumë spirituale do ta kuptojnë shumë mirë njëri-tjetrin. Gaforrja ka lindur emocionale ndërkohë që Peshorja është e prirur të ndjejë çdo emocion të mundshëm çka do e shtyjë direkt drejt zemrës së Gaforres. Emocionet tek të dy shenjat e bëjnë komunikimin më të fortë dhe arrijnë të zhvillojnë inteligjencën e tyre emocionale çka do i bëjë të merren vesh me sy.

Peshorja dhe Akrepi

Këto dy shenja do ishin miqtë më të mirë në botë ndaj dhe lidhja e tyre do të funksiononte shumë mirë. Të dy janë posesivë dhe shumë pasionantë çka i fal shumë energji lidhjes dhe e bën gjithnjë interesante. Akrepët janë shpesh obsesivë, por Peshoret janë ndër të vetmit që pëlqejnë të kontrollohen nga dikush që është i fiksuar pas tyre, pasi të tjerët do e quanin marrje frymë ndërkohë që Peshorja e konsideron gjest të dashurisë.

Virgjëresha dhe Demi

Kjo dyshe e paparë ka tendencën të jetë shumë komplementare. çka do të thotë se një mungesë të Demit mundet shumë mirë ta plotësojë një Virgjëreshë dhe e anasjellja. Por kjo nuk do të thotë se ata nuk ndajnë shumë gjëra të përbashkëta sidomos faktin që janë të orientuar ndaj suksesit dhe mund të bënin gjithçka për të arritur shumë para dhe famë. Të dy janë ambiciozë dhe tejet të organizuar ndaj asaj çka duan.

Shigjetari dhe Dashi

Aventurierë të lindur, Shigjetari dhe Dashi, nuk do shumë mend që do kishin një lidhje më tepër se emocionuese. Ata mendojnë gjithnjë ndryshe (jashtë kornizave) dhe s’kanë kurrë frikë të dalin nga zona e tyre e komfortit pasi kanë guxim dhe kurajë të përballojnë gjithçka jeta i përplas. Ata njihen për të qenurit kuriozë dhe të zgjuar ndaj dhe do e dashuronin njëri-tjetrin çmendurisht nëse edhe emocionet do të lindin mes tyre.

Gaforrja dhe Peshqit

Gaforrja dhe Peshqit kanë shumë cilësi që i bëjnë të rrisin çdo ditë emocionet karshi njëri-tjetrit. Ata janë sensitivë, besnikë dhe kanë një inteligjencë emocionale që i bën të kuptojnë njëri-tjetrin edhe pa folur fare. Ata të dy pëlqejnë diskutimet intelektuale e me shumë bazë idealiste, por që tek ata shijon shumë sepse i bën të arratisen nga realiteti për pak çaste. Duke qenë të qetë dhe të sigurt tek emocionet që ndajnë bashkë, nuk ka sesi kjo dyshe të mos zgjasë përgjithmonë.