Extra Gjashtë dyshet e shoqeve të ngushta të famshme të Hollywood-it

Gjashtë dyshet e shoqeve të ngushta të famshme të Hollywood-it

Ato janë jo vetëm të bukura, por edhe të talentuara. Hollywood ka ambicie, por edhe miqësi të forta që i kanë rezistuar kohës. Nga Kate Hudson e Nicole Kidman, ja cilat janë 6 dyshet e shoqeve të ngushta të famshme të Hollywood-it.

Jennifer Aniston dhe Courtney Cox

Kur flasim për mikesha të famshme, s’mund të lëmë pa përmendur Jennifer Aniston dhe Courtney Cox. Ato nuk kanë nevojë për prezantim sepse të gjithë e dimë se ku janë njohur. Xhirimet e serialit Friends zgjatën plot 10 vite, ndaj nuk është çudi që dy aktoret kishin gjithë kohën e nevojshme për tu njohur me njëra-tjetrën.

Kate Hudson dhe Liv Tyler

Edhe bukuroshet Kate Hudson dhe Liv Tyler janë mikesha për kokë. Ato njihen që fëmijë prej prindërve të tyre të famshëm, madje duke frekuentuar të njëjtën shkollë. Kate dhe Liv janë mikesha të pandara, ato frekuentohen rregullisht duke postuar fotografi edhe herë pas here në rrjetet sociale.

Naomi Watts dhe Nicole Kidman

Për shkak të profilit të tyre të ulët në rrjetet sociale pak e dinë se aktoret Naomi Watts dhe Nicole Kidman janë mikesha të ngushta. Dy gjigantet e kinematografisë kanë një raport të mrekullueshëm dhe njihen prej 25 vitesh, që kur jetonin në Australi.

Penelope Cruz dhe Salma Hayek

Yjet Penelope Cruz e Salma Hayek kanë një miqësi 20 vjeçare ndaj dhe ky raport nuk është zbehur kurrë. Ndër vite ato kanë mbështetur njëra tjetrën edhe në kauza të rëndësishme si në rastin kur Hayek bëri thirrje për të nxitur donacione për fëmijët në Meksikë.

Eva Longoria dhe Victoria Beckham

Ish-këngëtarja e grupit Space Girl dhe Gabriela e “Shtëpiake të Dëshpëruara” janë mikesha të ngushta. Ato janë njohur nëpërmjet bashkëshortëve të tyre David Beckham dhe Tony Parker. Edhe pse Eva u divorcua më vonë nga Tony, marëdhënia e tyre nuk u lëkund. Madje në vitin 2016 Victoria dizenjoi fustanin e dasmës së Evës me Jose Antonio Baston.

Cameron Diaz dhe Drew Barrymore

Cameron Diaz dhe Drew Barrymore janë njohur para se ato të preknin famën. Drew ishte 14 vjeç dhe punonte në një restorant, ndërsa Cameron 16 vjeç aso kohe modele. Në vitin 2002 ishte pikërisht Drew Barrymore që bindi Cameron Diaz të ishte pjesë e filmit të sukseshëm Charlie’s Angels.