Sport Gjashtë fitoret e Mançester Junajtid, taktikën dhe formacionin po e bën Fergusoni

Gjashtë fitoret e Mançester Junajtid, taktikën dhe formacionin po e bën Fergusoni

Gjashtë fitoret e Mançester Junajtid pas shkarkimit të Zhoze Murinjos në dhjetor mbajnë edhe firmën e ish-menaxherit Sër Aleks Ferguson.

Mediat britanike zbulojnë se trajneri provizor i “djajve të kuq”, Ole Gunar Solskjaer, është gjatë gjithë kohës në kontakt me ish-menaxherin e tij skocez, në lidhje me taktikat dhe përzgjedhjen e formacionit dhe “The Sun” shkruan se në taktikën e ndeshjes së fundit kundër Totenhemit, fjalën e tij e ka thënë edhe legjenda 77- vjeçare.

Njeriu që e udhëhoqi për 26 vite këtë skuadër drejt 38 trofeve po shfaqet gjithnjë e më shumë pranë skuadrës. Ai e viziton shpesh qendrën stërvitore gjatë javës dhe këshillon ish-nxënësin e tij ende pa ndonjë përvojë të madhe, që të marrë vendimet më të mira të mundshme.