Sport Gjashtë lojtarët e Barçës që do sakrifikohen për Neymar

Gjashtë lojtarët e Barçës që do sakrifikohen për Neymar

Operacioni që do të bënte të mundur blerjen e Neymar nga PSG është shumë i vështirë, por jo i pamundur. Është i vështirë sepse në negociata duhet të përfshihen shumë aktorë.

Do të jetë thelbësore që më shumë protagonistë në lojë të konvergojnë në të njëjtën pikë, që në fund braziliani të rivishet me ngjyrat “blaugrana”.

Barça nuk është e gatshme të bëjë një përpjekje shumëmilionëshe për të nënshkruar Neymar. Ardhja e Griezmann, i cili ka kushtuar 120 milionë (është paguar klauzola e largimit nga Atletico) e detyron klubin katalan të shesë disa lojtarë për të siguruar shumë që duhet për O’Ney. As qëndrimi i PSG nuk ndihmon për t’i lehtësuar gjërat.

Megjithatë, ka shpresë, sepse përtej parave, Barça ka një organikë të pasur për çdo klub të madh në Europë dhe sigurisht që PSG nuk bën përjashtim. Dukë lënë mënjanë të ashtuquajturit të paprekshëm të katalanët, si Messi, Piqué ose Suarez, gjashtë elementë të tjerë shfaqen si çelësa të mundshëm që hapin derën për rikthimin e Neymarit.

Njëri prej tyre, siç ka shpjeguar është Coutinho, por ai nuk është i vetmi lojtar interesant për francezët. Së bashku me ndërkombëtarin brazilian është gjithashtu Dembélé, një futbollist i ri dhe me të ardhme. Është edhe Rakitic, i cili ishte gati për të nënshkruar për parizienët verën e kaluar, gjithashtu Umtiti dhe Lenget, dy “prodhime” franceze, dhe në fund Semedo. Të gjithë këta emra i pëlqejnë trajnerit gjerman të PSG-së, Thomas Tuchel, që duket se është i bindur se nuk do ta ketë më Neymarin në dispozicion.