Aktualitet Gjashtë muaj burg për ish-gjyqtarin Luan Daci

Gjashtë muaj burg për ish-gjyqtarin Luan Daci

Gjykata e Posaçme ka dënuar me 6 muaj burg (që konvertohen në 12 muaj shërbim prove) ish-gjyqtarin e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Luan Daci.

Prokuroria kërkoi më herët dënimin e Dacit me një vit burg për “falsifikim dokumentesh”.

Në shpalljen e vendimit, Gjykata e Posaçme vlerësoi se Daci është fajtor për akuzën e ngritur ndaj tij.

Gjykata vlerësoi se në kërkesën e Dacit për t’u bërë pjesë e KPK dhe KPA nuk është referuar masa disiplinore. I pandehuri nuk e ka deklaruar atë as para komisionit.

Gjykata vlerësoi se Daci ka paraqitur një rrethanë të rreme, duke fshehur faktin se ndaj tij kishte një masë disiplinore.

Avokati i tij, Jordan Daci, tha për mediat se vendimi do të apelohet.