Bota Gjashtë në 10 francezë mendojnë se jelekverdhët duhet të ndërpresin protestat

Gjashtë në 10 francezë mendojnë se jelekverdhët duhet të ndërpresin protestat

Numri i  qytetarëve francezëve që mendojnë se jelekverdhët duhet të ndërpresin manifestimet në vend është ende në rritje.

Sipas një sondazhi të kompanisë ”Elabe” për llogari të televizionin BFM-TV, 60% e qytetarëve francezë mendojnë se jelekverdhët duhet të ndërpresin protestat, ndërkohë që 40% e tyre ende shprehin mbështetje ose simpati për protestën.

”Në muajin shkurt, pjesa e atyre që besonin se demonstratave u duhej dhënë fund ishte 56%, ndërsa dëshira për vazhdimin e lëvizjes është sërish 40%”, sipas institutit ”Elabe”.

Por, ende një përqindje, rreth 50, luhatet midis “simpatisë” dhe “mbështetjes” për jelekverdhët.