Në çdo 4 persona të dyshuar 1 prej tyre rezulton i infektuar me Covid në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se nga 5779 testime të kryera në 24 orët e fundit janë konfirmuar 1562 raste të reja me Covid.
Harta e përhapjes së virusit edhe këtë të mërkurë vijon të jetë e shtrirë në gjithë vendin, por Tirana kryeson listën me 671 raste të reja dhe pas saj vijnë Vlora me 69 raste, Shkodra me 66 raste, berate me 62 raste, Durrësi me 59 raste, ndërkohë që bashkitë e tjera kanë një numër të më të vogël infektimesh.
Të larta mbeten këtë 24 orësh edhe fatalitet. Autoritetet shëndetësore raportuar se 6 qytetarë të tjerë nuk e fituan dot betejën me virusin, duke e çuar në 3,323 numrin total të viktimave në vendin tonë.
Por pavarësisht se infektimet mbeten të larta, situata në spitale mbetet e qëndrueshme. Aktualisht në spitalet Covid po marrin trajtim 127 pacientë, nga të cilët 9 janë në gjendje më të rënduar. Në vendin tonë raportohen afro 24 mijë raste aktive me Covid.