Aktualitet Gjendet i mbytur 37-vjeçari që vrau bashkëshorten

Gjendet i mbytur 37-vjeçari që vrau bashkëshorten

Pa kaluar ende 24 orë nga vrasja e bashkëshortes me thikë në sy të fëmijës së tyre 8-vjeçar, Ardian Kuka është gjetur i mbytur mëngjesin e kësaj të shtune.

Sipas policisë, 37-vjeçari Kuka është gjetur i mbytur rreth orës 07:30, në Sektorin Rinia, Durrës.

“Pranë vendit të ngjarjes është gjetur dhe automjeti i këtij shtetasi më të cilin dyshohet se u largua pas kryerjes së krimit”, tha policia.

Të premten, Ardian Kuka ka qëlluar 6 herë më thikë në zemër bashkëshorten e tij 36-vjeçare, Hasbijen gjatë një konflikti mes tyre. Ngjarja ndodhi në lagjen 15 të qytetit të Durrësit, në zonën e Spitallës.

Motiv i kësaj ngjarje të rëndë dyshohet se është xhelozia. 36-vjeçarja para pak kohësh ishte futur në punë dhe që prej atij momenti mes tyre kishte nisur grindjet.