Kuriozitete Gjendet kërpudha më helmuese në botë

Gjendet kërpudha më helmuese në botë

Një prej kërpudhave më të rrezikshme në botë, e quajtur ”brirë dreri flakëruese” u zbulua për herë të parë në veriun e largët të Australisë, mijëra kilometra nga malet japoneze dhe koreane, zona e saj e origjinës.

“Podostroma cornu-damae’ u gjet nga një fotograf në një zonë, në Queensland, para se të identifikohej nga studiuesit”, njoftoi sot universiteti ”James Cook” (JCU).

Të vdekur janë njoftuar në të kaluarën në Kore dhe në Japoni në rastin e personave që i kishin marrë këto kërpudha të ashtuquajtura ”brirë dreri flakëruese”, me ngjyrë të kuqe, për kërpudha të tjera që hyjnë në mjekësinë tradicionale.

“Brirët dreri flakëruese” janë e vetmja kërpudhë e njohur, toksinat e të cilës mund të absorbohen nëpërmjet lëkurës.