Bota Gjendet në plehra thesari mbretëror

Gjendet në plehra thesari mbretëror

Thesari mbretëror suedez, i cili u vodh në 31 Korrik vitin e kaluar nga katedralja Strangnas, është gjetur.

Dy kurora dhe një spektër, që datojnë në vitin 1961, u gjetën në një kosh plehrash në Stokholm.

Këto objekte kapin vlerën e 7 milionë dollarëve dhe janë përdorur për funeralin e Mbretit Karl IX dhe të Mbretëreshës Kristina.

Thesari u gjet nga roje sigurimi, i cili ka njoftoi menjëherë policinë.

Ndërkohë, autoritetet thanë për mediat se po punohet për të vërtetuar nëse janë vërtetë bizhuteritë e vjedhura, apo kopje e tyre.

Një 22-vjeçar është i akuzuar për vjedhjen e bizhuve.

Gjyqi i tij u shty pas gjetjes së tyre.