Aktualitet Gjendet një bombë e Luftës së Dytë Botërore në Himarë

Gjendet një bombë e Luftës së Dytë Botërore në Himarë

Një bombë nga Lufta e Dytë Botërore është gjetur në fshatin Piqeras ditën e sotme.

Policia njofton se menjëherë pasi kanë marrë njoftimin se në fshatin Piqeras, pranë një rruge në një sipërfaqe toke me ullinj është konstatuar municion luftarak, kanë shkuar e kanë marrë masat e nevojshme lidhur me perimetrin e sigurisë dhe atë të mbrojtjes.

Policia e Himarës ka njoftuar Shtabin e Përgjithshëm i Ministrisë së Mbrojtjes, Qendra e Emergjencave, Specialistët e Repartit të Xhenios të cilët kanë bërë të mundur shpërthimin e kontrolluar dhe pa probleme të municionit luftarak (bombë aviacioni shpërthyese e Luftës së 2 Botërore, me përmasat: 1.20 metër e gjatë me peshë totale 70 kg, ku 30 kg është sasia e eksplozivit).