Kuriozitete Gjendet pas 50 viteve një mesazh në shishe

Gjendet pas 50 viteve një mesazh në shishe

Në afërsi të bregut të Australisë, pas 50 vitesh, është gjetur një mesazh në shishe.

Peshkatari Paul Elliot deklaroi për median australiane ABC se mesazhin në shishe e ka gjetur gjatë peshkimit me djalin e tij në gadishullin Eyre, në jug të Australisë.

Ai theksoi se mesazhin që daton nga 17 nëntori i vitit 1969, e ka shkruar britaniku 13-vjeçar, Paul Gilmor, i cili ka shkruar se me anije udhëton nga jugu në perëndim të Australisë.

Eliot tha se dëshiron të njoftojë autorin e mesazhit të vjetër 50 vite.

Mesazhi më i vjetër në shishe në botë është gjetur në një plazh në perëndim të Australisë dhe datonte 132 vjet më parë.