Aktualitet Gjendet pas dy javësh trupi i 10-vjeçarit që e mori rrjedhja e...

Gjendet pas dy javësh trupi i 10-vjeçarit që e mori rrjedhja e lumit Fan

Pas shumë ditë kërkimesh, gjendet trupi i pajetë i 10-vjeçarit që humbi jetën në ujërat e lumit Fan.

I mituri ishte duke luajtur kur hyri në lumë për të kapur topin dhe rrjedha e mori me vete. Ngjarja e rëndë ndodhi në datën 5 prill në Njësinë Administrative Fan, fshati Shtrungaj.

“Sot falenderojmë Zotin që trupi i Sevastisn Laskës, fëmijës që u mbyt në lumin Fan, u gjet. Ngushëllime familjes e faleminderit të gjithë atyre që janë angazhuar për ta gjetur. Zoti e bani një mrekulli për familjen Laska e për të gjithë ne!”, shkruan Dom Gjergj Meta.

Trupi i pajetë i 10-vjeçarit u nxor nga Polumbarë të Forcës Detare, të Forcave të Armatosura u angazhuan pas më shumë se 10 ditë kërkimesh, njoftoi ministria e Mbrojtjes.

Njoftimi i Policisë:

Në vijim të informacionit paraprak të datës 05.04.2022, ku i mituri 10 – vjeçar S.L. banues në fshatin Shtrungaj, Mirditë, u mbyt në lumin Fan, Mirditë, ju informojmë se:

Pas shumë ditë kërkimesh intensive nga Polumbarët e Reneas, forcat policore të FNSH Shkodër, shërbimet policore të Komisariatit të Policisë Mirditë si dhe banorët e zonës, sot, rreth orës 12:00, u bë e mundur gjetja e trupit të pajetë të tij, në afërsi të Diges së HEC-it të lumit Fan, në fshatin Reps, Mirditë.

Trupi i të miturit do të dërgohet pranë morgut të Spitalit Rajonal Rrëshen, ndërsa grupi hetimor do vazhdojë veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.