Bota Gjendet trupi i pajetë i aktores së njohur: Vdiq duke shpëtuar të...

Gjendet trupi i pajetë i aktores së njohur: Vdiq duke shpëtuar të birin

Pas gjetjes së trupit të pajetë të aktores Naya Rivera në liqenin Piru, autoritetet amerikane kanë nisur të kërkojnë duke mbledhur fakte për të zbuluar shkakun dhe mënyrën e vdekjes së 33-vjeçares.

Autoritetet mendojnë se aktorja është mbytur duke u përpjekur të shpëtojë të birin 4-vjeçar.

Sipas tyre, nëna ka mbledhur forcat aq sa për të hedhur të birin në varkë e më pas i janë shteruar fuqitë dhe nuk ka mundur të shpëtojë veten. Version ky edhe sipas fjalëve të fëmijës, që ka thënë se kanë qenë duke notuar, por e ëma nuk është kthyer më në në varkë.

“Ka shumë rryma në atë liqen që krijohen zakonisht pasditeve. Besojmë se ka qenë mesi i pasdites kur ngjarja ka ndodhur.

Ndoshta varka ka nisur të lëkundet, mund të jetë përmbytur dhe ajo me siguri ka shpenzuar gjithë fuqinë që kishte për të shpëtuar të birin, por jo veten”, është shprehur një prej anëtarëve të ekipit të kërkim-shpëtimit..

Gjashtë ditë më parë aktorja Naya Rivera mori një varkë me qira për të kaluar disa orë me të birin 4-vjeçar në liqenin Piru.

Pas disa orësh në liqen, një varkë tjetër ndaloi pranë varkës së aktores dhe pjesëtarët e ekuipazhit panë që aty ndodhej vetëm djali.

Forcat e shpëtimit mbërritën në vendngjarje dhe për 6 ditë me radhë polumbarët nuk mundên ta gjenin trupin e aktores Rivera, duke e shpallur atë të zhdukur.

Fatkeqësisht mbrëmjen e së hënës disa dëshmitarë kanë parë një trup duke pluskuar në breg të liqenit dhe rezultoi se ishte aktorja e mbytur pak ditë më parë.

Lajmi ka shokuar botën e artit.