Kryesore Gjenerali amerikan: Kina, rreziku më i madh për Shqipërinë

Gjenerali amerikan: Kina, rreziku më i madh për Shqipërinë

Mbrojtja e të dhënave ishte motivi që mblodhi në Tiranë përfaqësues të lartë të politikës shqiptare, ndërsa partnerët e huaj theksuar rrezikun që vjen nga Kina, e cila kërkon të ketë ndikim në përhapjen e rrjetit 5G.

Sqarime të plota i dha gjenerali amerikan James Jones.

Sipas gjeneralit Jones, Rusia është në fuqi në rënie, por rritja e Kinës, është një shqetësim për vendin tonë.

“Kina e shikon përdorimin e pajisjeve 5G si platforma tregtare inteligjente që vendosen në zemër të sistemeve të kombeve në të gjithë botën. Ato i japin në dorë një lak shumë të fuqishëm. Kalimi në 5G i ofron miqve të SHBA një mundësi të artë për të ndërtuar një siguri më të madhe kibernetike për të përmirësuar sigurinë e rrjeteve tona. Diskutimet për 5G po bëhen gjithnjë e më serioze. Shqipëria ka treguar qartë se është pjesë e luftës dhe tani është koha e duhur për të bërë më shumë”, tha ai.

Në lidhje me rrjetin 5 G, u shpreh edhe e ngarkuara me punë e SHBA-ve në Shqipëri Leyla Moses-Ones, e cila ritheksoi se disa gjëra nuk janë për shitje.

Moses-Ones e cilësoi teknologjinë 5G si një çështje me shumë rëndësi duke vlerësuar qëndrimin e Shqipërisë.

“Është një infrastrukturë komplekse dhe kritike. Kjo është një çështje shumë e rëndësishme. Ka vende kaq të palëkundura në botë në këtë partneritet dhe Shqipëria në bën shumë krenarë. Strategjia e Kinës për të përdorur marrëveshjet infrastrukturore. Por e kam thënë që Shqipëria e ka deklaruar se disa gjëra nuk janë për shitje. Liria nuk është për shitje, sigurisht që e vlerësoj shumë”, tha ajo.

Një qëndrim për rrezikun që vjen nga teknologjia e kishte edhe Presidenti i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, George Tsereteli.

“Edhe në Gjeorgji kemi risqe dhe kërcënime nga Rusia. Kemi një luftë të madhe kibernetike dhe vendet duhet të bashkëpunojnë shumë më tepër për të ndaluar masa të tilla”, tha Tsereteli.

Konferenca me temë “Demokracia përballë rrezikut të teknologjisë” bëri bashkë maxhorancën me opozitën, ndërsa të pranishëm ishin edhe personalitete të njohura.