Extra Gjeni ndryshimin : Sa e kopjojnë shqiptarët njëri-tjetrin në modë?

Gjeni ndryshimin : Sa e kopjojnë shqiptarët njëri-tjetrin në modë?

Në një kërkim sipërfaqësor, duke dashur t’i përgjigjemi pyetjes “Sa e kopjojnë shqiptarët njëri-tjetrin?”, ajo çfarë mundëm të veçonim është me të vërtetë mahnitëse! Në listën e mëposhtme do të gjeni elemente mjaft të ngjashme nga personazhet e ekranit dhe modës, në veshje, stil apo realizim të punëve.

Lori Hoxha – Anxhelina Kotorri – Xhemi Shehu

Modeli i këmishës me supe të zbuluara qe një hit verën e kaluar megjithatë në të tria fotografitë e mësipërme gjenden ngjashmëri që nuk duken rastësore. Modeli i flokëve, qaforja me dantellë të bardhë, çanta me përbërje xhinsi e syzet e diellit në të njëjtin stil tregojnë se njëra nga vajzat ka bërë me hile në përpjekjen për të realizuar një dukje sa më moderne.

Amanda Dako – Marigona Nila

Amanda Dako është e dashura arkitekte e DJ Vicky, deejay-t të njohur për bashkëpunimet e tij me grupin “Threedots” dhe fitoren në programin “Dance with Me”. Amanda ka një blog personal në të cilin, përpos postimeve kulturore, lëvron edhe një stil tepër të këndshëm të sajin. Postimi “Baby it’s cold outside” përmban fotografi të arkitektes në një pellush të gjelbër, streçe meshine e çantë që kombinon me të kuqin që karakterizon Amandën. Për t’u habitur është fakti se Marigona Nila, një blogere tanimë e konsoliduar ka zgjedhur jo vetëm të kopjojë stilin e saj, vendodhjen e photoshoot-it por edhe ta emërojë postimin “Baby it’s not so cold outside”. Nuk e dimë nëse dy vajzat njihen, por për ne, këtu mban erë “kunje”.

Endrit Mertiri – Juxhin Kurti

“Pyllin e magjepsur” e kemi gjetur edhe më herët si frymëzim në fotografitë e Endritit, por kësaj radhe është fotografi i ri i talentuar Juxhin Kurti që ka zgjedhur ta përvetësojë këtë tematikë. Sikur të mos qe Tirana një vend kaq i vogël, e hapësira e modës kaq e kufizuar, ndoshta detaje të tilla do të viheshin re më pak.

Rrobaqepsi Rita- Anisa Collection

Rrobaqepsi Rita është një nga atelietë e fundit që promovon punën e saj me editoriale mode të këndshme por, nëse i hedh një sy instagramit të tyre gjen këtë fotografi. Të vjen të qeshësh pasi ngjason me fotot e 9GAG me nënshkrimin “nailed it”. Materiali duket tërësisht i njejtë, por në ide e realizim Anisa Collections mbetet disa hapa më përpara.

Zajmina Vasjari – Franceska Jace

Dy bukuroshet janë shoqe e fustani i frymëzuar nga “Kardashianët” mund të gjenden në butikun e këngëtares. Modeli është tërësisht i njëjtë, por nuk dimë të themi nëse është i njëjti fustan apo se cila nga vajzat duket më bukur në të.

Dorina Gegici – Kristina Bakiu

Dy editorialet e mësipërme erdhën vitin e kaluar pothuajse njëri pas tjetrit. E ndërsa kopertina e revistës elegancë “hijeshonte” rrugët e Tiranës, doli ky editorial i ri me Kristinën si imazh të tij. Të brendshme delikate, flokë me onde të shkujdesura e sensuale, perla e elemente lulesh. Seç kanë një hije!