Ekonomi Gjeografia e tregtisë po ndryshon, Kina nis “pushtimin” e Shqipërisë

Gjeografia e tregtisë po ndryshon, Kina nis “pushtimin” e Shqipërisë

Shqipëria ndryshon partnerët e saj tregtarë. Të dhënat e fundit të Institutit të Statistikave tregojnë se nëse deri pak kohë më parë, ndër partnerët kryesorë për import/eksporte ishin vendet europiane, si Gjermania, tashmë orientimi është drejt Turqisë dhe Kinës.

Sipas INSTAT-it, partneri kryesor tregtar vijon të jetë Italia me 31.7% të totalit të shkëmbimeve tregtare, pasuar nga Turqia, Greqia në vend të tretë dhe Kina që renditet në vendin e katërt.

Vërshimi i produkteve “Made in China” shpjegohet me çmimet e ulëta që ofrohen dhe që janë të përballueshme nga një pjesë e mirë e familjeve shqiptare.

“Pushtimi” nga mallrat kineze nuk po ndodh vetëm në Shqipëri, por edhe në pjesën tjetër të botës.

Niveli i lartë i prodhimit dhe çmimet e ulëta që ofrohen, konkurrojnë fort me produktet vendase.

Kjo është edhe arsyeja e luftës tregtare, mes dy ekonomike më të mëdha të botës, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kinës, një konflikt që është tensionuar shumë vitin e fundit nëpërmjet vendosjes së barrierave tarifore reciproke mes dy vendeve.