Bota Gjermani, gjykata i “mbyll derën” Elon Musk: Nuk presim pyje për fabrikën...

Gjermani, gjykata i “mbyll derën” Elon Musk: Nuk presim pyje për fabrikën e Tesla-s

Një gjykatë gjermane të dielën urdhëroi Tesla Inc që të ndalojë pastrimin e tokës pyjore pranë kryeqytetit Berlin për të ndërtuar fabrikën e saj të parë evropiane të makinave dhe baterive. Vendimi është konsideruar një fitore për aktivistët lokalë të mjedisit.

Prodhuesi elektrik amerikan, në nëntori të vitit të kaluar, njoftoi planet për ndërtimin e një fabrike të madhe në shtetin lindor të Brandenburgut.

Vendimi i dhënë nga gjykata më e lartë administrative e shteteve të Berlinit dhe Brandenburgut, vjen pasi zyra shtetërore e mjedisit dha një dritë jeshile për të prerë 92 hektarë pyll përfabrikën.

Leja e planifikimit nuk është dhënë akoma për të ndërtuar Gigafactory, megjithatë, kjo nuk e ka penguar sipërmarrësin Elon Musk të përgatisë terrenin.

Në një deklaratë, gjykata tha se e dha me urgjencë vendimin, pasi kishte vetëm tri ditë kohë para se të niste prerja e pyllit.

Në rast të kundërt, pastrimi i zonës do të kishte përfunduar përpara se gjyqtarët të merrnin një vendim përfundimtar. Ankesa kundër gjigantit të teknologjisë u ngrit nga një grup lokal i mbrojtjes së mjedisit, që quhet Gruene Liga Brandenburg (Lidhja e Gjelbër e Brandenburgut).

Ndërkohë, deputetë pro-afaristë të partive CDU dhe Demokratët e Lirë paralajmëruar se beteja ligjore e zhvilluar kundër fabrikës Gigafaktor do të dëmtojë imazhin e Gjermanisë si një vend i përshtatshëm për të bërë biznes.

Qindra qytetarë dhe aktivistë të mjedisit kanë protestuar mbi atë që e quajnë “kërcënim për kafshët e egra të zonës dhe furnizimin me ujë”.

Tesla aktualisht ka dy fabrika të tilla në Shtetet e Bashkuara dhe një në Shanghai të Kinës.

Aksionet e Tesla janë rritur 340% që nga fillimi i qershorit, pasi gjithnjë e më shumë investitorë po i besojnë vizionit të Elon Musk. / REUTERS