Bota Gjermani, nis të ulet numri i të prekurve me koronavirus

Gjermani, nis të ulet numri i të prekurve me koronavirus

Autoritetet gjermane të shëndetësisë janë të parat në Evropë që raportojnë përmirësim edhe pse minimal të situatës me të prekurit nga koronavirusi, ndërkohë që kontinenti i vjetër po shënon një situatë kritike për shkak të virusit të ri, të njohur ndryshe si Covid-19.

Drejtori i Instituti gjerman për Shëndet Publik,  Lothar Wieler bën me dije se të dhënat e fundit tregojnë një ulje të përqindjes së personave të prekur me koronavirus në Gjermani, duke falenderuar për këtë autoritetet për masat e ndërmarra.

Gjermania ka vënë masa shumë të forta për të përballuar emergjencën e shkaktuar nga koronavirusi, duke mbyllur shkollat dhe mos lejuar grupimet e njerëzve me më shumë se dy persona. Në rast të thyerjes së rregullave autoritetet kanë parashikuar burg, ose 25 mijë euro gjobë për shkelësit.

Aktualisht në Gjermani kanë humbur jetën nga koronavirusi 106 persona dhe janë infektuar mbi 25 mijë të tjerë.