Kuriozitete Gjermani, një mënyrë interesante për të ruajtur distancën sociale

Gjermani, një mënyrë interesante për të ruajtur distancën sociale

Një kafene gjermane në verilindje të vendit ka gjetur një mënyrë interesante për të ruajtur distancën sociale pas rihapjes.

Café Rothe në Schëerin të shtetit të Mecklenburg-Vorpommern, postoi një fotografi në rrjetin social “Facebook” ku klientët shfaqen të ulur me kapele me tuba plastikë gjatësi 1.5 metra.

Kafeneja u rihap fundjavën e kaluar pasi u mbyll për gjashtë javë.

Kafenetë dhe ëmbëltoret duhet të zbatojnë udhëzime të rrepta për t’u rihapur, menutë janë të disponueshme, por nuk ka lule apo qirinj në tryeza.

Gjermania filloi të lirojë kufizimet në fund të prillit. Vendi ka pasur mbi 170 000 raste të konfirmuara të koronavirusit dhe afro 8 000 vdekje deri më sot.