Bota Gjermania hyn në garën e kompjuterave kuantikë

Gjermania hyn në garën e kompjuterave kuantikë

Angela Merkel përuroi të hënën një kompjuter që përdor grimcat subatomike për të bërë miliona llogaritje në mikrosekonda, një hap ky që e bën Gjermaninë një pretendente në garën globale për të zhvilluar teknologjinë e gjeneratës së ardhshme, që njihen si kompjuterat kuantikë.

“Sa i përket hulumtimit në teknologjitë kuantike, Gjermania është ndër më të mirat në botë dhe ne synojmë të qëndrojmë në këtë pozicion. Ne jemi në mes të një konkurrence të madhe dhe Gjermania ka ndërmend ta thotë fjalën e vet të rëndësishme”.

Europa, Shtetet e Bashkuara dhe Kina janë në një garë të fortë se kush mund të ndërtojë dhe shfrytëzojë kompjuterët më të fuqishëm. Teknologjia kuantike, edhe pse ende në fillimet e saj, premton të kryejë llogaritjet e pamundura më parë me shpejtësi rekord. Gjermania synon që ta përdorë këtë inovacion në të gjithë industrinë – nga transporti dhe mjedisi, te shëndeti.

Makinat autonome, për shembull, mund të mësojnë të lëvizin më shpejt dhe në mënyrë më të sigurt. Teknologjia në fjalë gjithashtu premton thyerjen e kodeve me kriptim të sofistikuar.

Përfitues të kësaj teknologjie janë vendet që mund të presin dhe përdorin pajisje të tilla. Kompjuteri i Gjermanisë, i vendosur afër Shtutgartit, po ndërtohet nga kompania e teknologjisë amerikane IBM dhe do të menaxhohet nga Fraunhofer-Gesellschaft, organizata lider e Evropës për kërkime të aplikuara.

Interesi i Merkel për teknologjinë vë në dukje hapat konkretë që po ndërmerr Gjermania dhe vendet e tjera evropiane që po përpiqen të ndërtojnë një sektor lokal të teknologjisë dhe të shkëputen nga ofruesit e huaj. Megjithëse pjesëmarrja e IBM (kompani amerikane) në program është tregues se Gjermania nuk e ka arritur ende këtë stad.

Ndërsa kompanitë europiane lider në këtë teknologji pothuajse mungojnë, IBM po siguron si vetë kompjuterin, ashtu edhe cloud-in me të cilin është lidhur.

Në vitin 2020, Berlini njoftoi një investim prej 2 miliardë eurosh në këtë sektor për një periudhë 5-vjeçare. Po ashtu, Gjermania ka mundësinë të shfrytëzojë fondin e Komisionit Evropian prej 1 miliardë eurosh për teknologjitë kuantike.

Merkel e vuri në dukje këtë, duke përmendur edhe avancimin e SHBA-ve dhe Kinës në këtë fushë.

“Informatika kuantike mund të luajë rol kyç në përpjekjen tonë për të fituar sovranitet teknologjik dhe dixhital. Sigurisht që ne nuk jemi të vetmit që e kuptojmë se ky është rasti. Shtetet e Bashkuara dhe Kina kanë investuar shuma të mëdha parash”.

SHBA dhe Kina aktualisht mbajnë numrin më të madh te patentave për kompjuterët dhe teknologjinë kuantike. Qeveria kineze raportohet se shpenzon të paktën 2.5 miliardë dollarë në vit për kërkime kuantike. Në vitin 2018, Uashingtoni caktoi 1.2 miliardë dollarë për kërkimin kuantik si pjesë e Aktit të tij Kombëtar të Nismës Kuantike. Qeveria federale i dha fund financimit me nisma të tjera duke përfshirë 237 milionë dollarë në buxhetin e vitit 2021. Të dyja vendet mund të mbështeten te gjigantët e tyre të teknologjisë: Alibaba, IBM dhe Microsoft.

Mes diskutimeve të tensionuara në Europë se kush kontrollon të dhënat industriale, Fraunhofer-Gesellschaft, instituti kërkimor, do të ruajë dhe përpunojë të dhënat e prodhuara nga qendrat e të dhënave të kompjuterit IBM në Gjermani.

“Të dhënat do të dërgohen në kompjuterin kuantik dhe mund të përpunohen më tej në kompjuterët tradicionalë për privatësinë dhe sovranitetin e të dhënave, kompjuteri kuantik do të operohet sipas ligjit gjerman”, tha Reimund Neugebauer, presidenti i Fraunhofer-Gesellschaft.