Bota Gjermania i shuan shpresat Greqisë: Kompensimet e luftës kanë mbaruar!

Gjermania i shuan shpresat Greqisë: Kompensimet e luftës kanë mbaruar!

Qeveria Gjermane ka kundërshtuar kërkesën e Greqisë për kompensim të dëmeve të luftës gjatë Luftërave Botërore.

“Çështja e kompensimit është e mbyllur politikisht dhe ligjërisht”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme gjermane Rainer Breul në një konferencë shtypi në Berlin.

“Qëndrimi i Gjermanisë nuk ka ndryshuar në këtë çështje”, tha ai, duke përmendur apelin e djeshëm nga Greqia, ku ajo ka kërkuar dëmshpërblime.

Që nga viti 2015, politikanë të ndryshëm grekë kanë pohuar se Gjermania i detyrohet Greqisë rreth 280 miliardë euro në reparacionet e Luftës së Dytë Botërore.

Qeveria gjermane ka argumentuar në mënyrë të përsëritur se çështja e kompensimit të Luftës së Dytë Botërore është zgjidhur sipas marrëveshjeve të mëparshme ndërkombëtare.