Kryesore Gjermania jashtë Botërorit, Japonia mund Spanjën dhe kualifikohen të dyja

Gjermania jashtë Botërorit, Japonia mund Spanjën dhe kualifikohen të dyja

Një nga mbrëmjet më të paparashikueshme të Kupës së Botës. Gjermania fiton ndaj Kosta Rikës 4-2, por paralelisht Spanja u mund nga Japonia dhe lejon aziatikët të ngjiten në krye të grupit, duke u bërë shkak në mënyrë jo të drejtpërdrejtë që 4 herë kampionët e botës të largohen për të dytin edicion rresht në fazën e grupeve të botërorit.

Në grupin E, u konsumua një dramë e vërtetë pasi Japonia dhe Gjermania kaluan të parat në avantazh, por më pas Japonia kundër iberikëve rikuperoi dhe u ngjit në krye të grupit duke e mbyllur këtë fazë në vendin e parë dhe duke peshkuar për më tej Kroacinë.

Spanja mund të gëzojë për vendin e dytë me 4 pikë pasi do të ndeshet me Marokun, duke shtruar një rrugë më të lehtë pasi nëse parashikimet respektohen, eviton në çerekfinale edhe Brazilin.

Në ndeshjen ndaj Kosta Rikës, ekipi i drejtuar nga Hansi Flick fitoi 4-2, por nuk arriti të kalonte Grupin E. Gnabry kaloi në avantazh gjermanët që në minutën e 10, por Tejeda (58’) dhe Vargas (70’) përmbysën rezultatin. Ishte Havertz që ktheu gjithçka në favor të Gjermanisë me dy gola në minutat 73 dhe 85, dhe Fullkrug në minutën e 91 për t’i dhënë Gjermanisë një fitore pa vlerë, sepse e mbylli grupin me 4 pikë po aq sa Spanja por me golavarazhin dukshëm më të keq se iberikët të favorizuar edhe nga 6 golat e shënuar ndaj Kosta Rikës.

Zhgënjim i madh për Hansi Flick në aventurën e parë të Botërorit me Gjermaninë që largohet sërish mes zhgënjimit nga një Botëror.