Extra Gjermania, me ligj për ndalimin e qeseve plastike

Gjermania, me ligj për ndalimin e qeseve plastike

Gjermania po shkon drejt ndalimit të qeseve plastike të njëpërdorimshme dhe këtë vendim do ta fus në zbatim qysh nga viti i ardhshëm. Vendimi vie nga një lëvizje në rritje për të luftuar ndotjen globale.

Supermarketet dhe shitësit me pakicë do të ndalohen të ofrojnë qese plastike në arka, përfshirë edhe ato që tani tregtohen si të biodegradueshme ose që bëhen nga burime të riciklueshme.

“Pjesa dërrmuese e gjermanëve e duan këtë ndalim,” tha ministrja e mjedisit Svenja Schulze e Social Demokratëve të qendrës së majtë, duke prezantuar nismën që ajo tregon se do të shndërrohet së shpejti në ligj.

Shkelja e ndalimit, e vendosur në fuqi në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm, ndëshkon bizneset me gjobë deri në 100,000 €, sipas një raporti të gazetës Bild.

Ndotja plastike, veçanërisht në rrjedhat ujore dhe oqeane, është një rrezik i madh ekologjik pasi dëmton botën ujore, shkatërron plazhet dhe krijon mbeturina gjigante lundruese në oqeane.

Shkencëtarët paralajmërojnë se ndërsa plastika prishet ngadalë, mikro-grimcat hyjnë në zinxhirët e ushqimit dhe përfundojnë te njerëzit. Sot, ka plot studime që tregojnë gjurmë toksike në organizmat e gjallë.

Në vitin 2016, Gjermania mori vendim që shitësit me pakicë të mos jepnim më qese plastike falas, dhe kjo ndihmoi në uljen e përdorimit nga 68 qese plastike për frymë, në 24 sosh.