Bota Gjermania parashikon një rihapje të kufijve

Gjermania parashikon një rihapje të kufijve

Gjermania parashikon heqjen, në mes të muajit qershor, të kufizimeve të qarkullimit, të vendosura në kufijtë e saj për të frenuar pandeminë e koronavirusit të ri, njoftoi sot ministri i Brendshëm, Horst Seehofer.

“Gjermania, si dhe fqinjët e saj francez, austriak dhe zviceran kanë objektiv të qartë për një rikthim të qarkullimit të lirë në Europë duke nisur nga mesi i muajit qershor”, deklaroi Horst Seehofer në një konferencë shtypi duke njoftuar përveç të tjerave një lehtësim të kontrolleve në fuqi duke nisur nga 16 maji.

Këto vende kanë vendosur për të zgjatur edhe për një muaj, duke nisur nga 16 maji, kufizimet në fuqi, por duke i lehtësuar nga pak. Kontrollet nuk do të jenë më të vazhdueshme”, nënvizoi ai.

“Kufiri me Luksemburgun do të hapet plotësisht që prej të shtunës”, shtoi ministri.