Bota Gjermania u jep lamtumirën kartëmonedhave 500 euro

Gjermania u jep lamtumirën kartëmonedhave 500 euro

Përveç kriminelëve, një numër i vogël i europianëve do të ndiejnë keqardhje për kartëmonedhat 500 euro, të destinuara duke nisur nga sot për t’u hequr gradualisht nga qarkullimi.

“Unë preferoj para cash për shumat e mëdha, kjo nuk do të thotë se merrem me ndonjë gjë të dyshimtë”, shprehet Rolf, ndihmës infermier 61 vjeç i intervistuar në Frankfurt, i cili ka paguar edhe një makinë okazion me prerje të mëdha në euro.

”Ai e cilëson si të vështirë për ta pranuar vendimin e Bankës Qendrore Europiane për të ndërprerë emetimin e kartëmonedhave 500 euro nga 17 të 19 Bankave Qendrore Kombëtare. Vetëm bankat e Gjermanisë dhe të Austrisë do të vijojnë deri më 26 prill për të garantuar një periudhë të lehtë tranzicioni”, sipas BQE-së

Nëse ju mbetet ndonjë kartëmonedhë nën dyshek, nuk ka arsye për panik. Prerjet 500 euroshe do të dorëzohen në Bankat Qendrore dhe do të zëvendësohen me prerje më të vogla.