Bota Gjermania, vendi me 131 litra pije alkoolike për banor!

Gjermania, vendi me 131 litra pije alkoolike për banor!

Gjermania është ende një vend me konsum të lartë të alkoolit, pasi çdo qytetar mesatarisht konsumon një sasi prej 131 litrash çdo vit, sipas një raporti vjetor mbi varësinë.

”Sipas llogaritjeve më të fundit për vitin 2017, gjermanët pinë rreth 131 litra alkool për çdo banor”, tha Zyra Gjermane e Statistikave.

Shkak i konsumit nuk janë vetëm festat pasi 131 litra ende korrespondojnë me një serbator me alkool.

Sipas zyrës, drogat ligjore, alkooli dhe duhani janë ende përgjegjëse për shumicën e problemeve të varësisë në Gjermani.

”Konsumi i cigareve në vitin 2018 është zvogëluar me pothuajse 2% në baza vjetore”, njoftoi raporti, megjithatë shumë duhanpirës u janë kthyer konsumimit të purove dhe duhanit me llullë.