Aktualitet Gjesti i dëshpëruar i 23-vjeçarit: I plagosur me 2 plumba, çoi të...

Gjesti i dëshpëruar i 23-vjeçarit: I plagosur me 2 plumba, çoi të dashurën në spital, por nuk ia doli

Disa detaje të tjera janë bërë publike sot në lidhje me vrasjen e djeshme në Tiranë, ku Erion Benga, 23 vjeç dhe e dashura e tij Griselda Gjikolaj, 17 vjeç, u qëlluan me armë sapo dolën nga një lokal në bllokun “Gintash”.

Autori 19-vjeçar nga Puka qëlloi me armë zjarri në drejtim të Erionit, i cili u plagos me dy plumba, një në qafë dhe një në shpatull, ndërsa e dashura e tij humbi jetën.

Pas plagosjes Benga vazhdoi të ngiste makinën dhe e çoi të dashurën e tij në spital, por ajo nuk mundi t’u mbijetojë plagëve në kokë.

Si ndodhi ngjarja:

Me 23-vjeçarin ishin edhe dy persona të tjerë, në një tavolinë të lokalit te kompleksi Gintash, aty ku ndodhej edhe autori.

Pas ngacmimeve të këtij të fundit ndaj vajzave, Benga është çuar dhe ka shoqëruar në makinën e tij Griseldën dhe dy personat e tjerë.

Por në këtë moment janë çuar edhe autorët, të cilët me pistoleta i kanë ndjekur nga pas dhe i kanë qëlluar në momentin që do të futeshin në makinë.

17-vjeçaren e ka zënë një plumb në kokë ç’ka ka bërë që të mos i rezistojë dot rrugës për në spital, ndërsa Benga u plagos me dy plumba, në shpatull dhe qafë.