Extra Gjesti i mjekut nga Prishtina: Heq këpucët nga këmba dhe ia fal...

Gjesti i mjekut nga Prishtina: Heq këpucët nga këmba dhe ia fal burrit nga Shqipëria

Solidarizimi e mirëpritja e kosovarëve me personat e prekur nga tërmeti në Shqipëri, që kanë zgjedhur Kosovën për strehim nuk po ndalet.

Sot gjatë ditës është raportuar për dhjetëra familje që janë duke qëndruar në vend, ku iu është ofruar, strehim e ushqim.

Njejtë ka ndodhur edhe me familjen Kurti nga Durrësi. Kryefamilajari Lulzim Kurti që ka ardhur në vend së bashku me gruan e fëmijët, sot gjatë ditës në një takim që pati me logopedin kosovar, Blend Sahiti u përball me një gjest jo fort të zakonshëm.

Sahiti nga Prishtina, i hoqi këpucët që i kishte veshur për t’ia dhënë Kurtit nga Shqipëria, shkruan gazetaexpress.