Sport Gjesti i shëmtuar, mesfushorët e Milanit rrezikojnë pezullimin

Gjesti i shëmtuar, mesfushorët e Milanit rrezikojnë pezullimin

Gjithçka kishte nisur si një bast në rrjetet sociale dhe më pasi si një shaka, kur mesfushorët e Milanit, Kessie dhe Bakayoko morën fanellën e Acerbit dhe e valëvitën poshtë tribunës së ultrasve të kuqezinjve, por tashmë të dy ata rrezikojnë pezullimin.

Gjesti u kritikua shumë në rrjetet sociale, por edhe nga pjesëtarë të të dy klubeve, ndërsa vetë dy futbollistët kërkuan ndjesë publike pas ndeshjes dhe shpjeguan se gjithçka ishte një shaka e nisur më herët mes palëve.

Megjithatë Giuseppe Pecoraro, shefi i prokurorisë federale pranë FIGC, ka thënë për mediat italiane se do të kërkojë nga Gjykata Sportive, që të marrë për bazë pamjet televizive, për të dënuar mesfushorët e Milanit.

Përveç këtij rasti, pritet që prova televizive të aplikohet edhe për sherrin mes pjesëtarëve të të dy skuadrave, në përfundim të takimit, ku Calhanoglu, Kessia dhe Luis Alberto u përfshinë në shtyrje e sharje me njëri-tjetrin.