Extra Gjiganti Fiat përzgjedh artisten shqiptare Ava Max

Gjiganti Fiat përzgjedh artisten shqiptare Ava Max

Artistja e re shqiptare, Ava Max, është shndërruar thuajse në sensacionin e momentit.

Ajo ka tashmë dy këngë hite në repertorin e saj të publikuar përbrenda një viti, “Sweet but Psycho” dhe “So am I”, të cilat numërojnë miliona klikime në platformat e mëdha të muzikës si Spotify dhe YouTube.

Ndërkohë, vetëm pak javë më parë, 24-vjeçarja ka publikuar edhe këngën e saj më të re “Torn”, e cila gjithashtu është pritur mirë nga publiku, duke kaluar shifrën prej 12 milionë klikimeve në YouTube, për vetëm brenda pak javëve.

Klipi i kësaj kënge është mjaft i veçantë dhe xhirimet janë kryer në Milano.

Ava Max vjen si një super heroinë që ndeshet me kriminelët e këqinj në klip, teksa në anën tjetër tërheq një paralele me jetën normale, duke u shfaqur si një vajzë e thjeshtë, por që në një prej skenave thyen xhamin e veturës së të dashurit, duke i prerë atij rripin e sigurimit.

E vetura në fjalë, është prodhimi më i ri i markës botërore të veturave, “Fiat”, të cilët kanë mbështetur projektin e ri të këngëtares.

Këngëtarja me prejardhje nga Saranda e Shqipërisë, është bërë imazh i kësaj marke, duk promovuar modelin më të ri të nxjerrë në treg nga kompania me origjinë italiane.

Ka qenë faqja zyrtare e kompanisë “Fiat” në Instagram, ajo e cila ka prezantuar disa fotografi nga xhirimet e klipit “Torn” të shqiptares Ava Max, pikërisht te skena e veturës.

Në mbishkrimin e fotografisë, ata nuk i kanë kursyer komplimentet dhe vlerësimet për shqiptaren, duke e cilësuar si një ndër interpretueset më të mira të muzikës pop.

“Një nga këngëtaret më të mëdha të pop-it ndonjëherë dhe një nga qytetet më në modë. Duket se diçka e mahnitshme do të ndodhë”, shkruan kompania “Fiat” në mbishkrimin e këtij postimi.

Ava Max përndryshe është një artiste me prejardhje shqiptare, e njohur ndërkombëtarisht tashmë, e cila është lindur e rritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nga prindër shqiptarë.