Politika Gjiknuri: S’ka kohë për ndryshimin e sistemit

Gjiknuri: S’ka kohë për ndryshimin e sistemit

Teksa ambasada amerikane ka sugjeruar mundësinë e përshtatjes së sistemit zgjedhor danez, një sistem proporcional rajonal, por me lista të hapura, mazhoranca thotë se tani nuk është koha për ndryshimin e sistemit.

Bashkëkryetari i Këshillit Politik për Reformën, Damian Gjiknuri, tha në parlament se koha është e pamjaftueshme për këtë ndryshim.

Por bashkëkryetarja e Komisionit të Reformës, demokratja Rudina Hajdari, i kujton Gjiknurit se ndryshimin e sistemit e duan dhe ndërkombëtarët.

Deri tani opozita jashtë parlamentin nuk është shprehur për rekomandimin e bërë nga ambasadorja Yuri Kim. Reforma ka mbetur e bllokuar, pasi opozita thotë se i ka paraqitur kërkesat e saj dhe nuk shkoi në tryezën e së hënës për shkak të shembjes së teatrit, ndërsa mazhoranca thotë se duhet të vazhdojë dialogu për të arritur dakordësinë brenda 31 Majit.