Sport Gjimshiti, “heroi” i Atalantës, i dhuron fitoren në minutën e fundit

Gjimshiti, “heroi” i Atalantës, i dhuron fitoren në minutën e fundit

Me mund u shndërrua në titullar, por sot Berat Gjimshiti ishte protagonisti kryesor i fitores së Atalantës, në Serie A.

Mbrojtësi shqiptar, i cili luante kundër Veronës së Amir Rrahmanit dhe Marash Kumbullës, që sot nuk luante sepse i dëmtuar, I dhuroi ekipit të tij fitoren në minutën 93 të ndeshjes, që përfundoi me rezultatin 3-2.

Ndeshja u paraqit e vështirë për djemtë e Gasperinit, me Veronën që kaloi dy herë në avantazh me Di Carmine. Në golin e parë, pari shumë polemika pasi veronezët shënuan me dy topa në fushë, edhe pse arbitri e quajti të rregullt.

Pas barazimit me penallti me Muriel, Atalanta besoi në fitoren dhe sekondat e fundit Gjimshiti përfitoi nga një asist i Toloi duke çuar ekipin në kuotën e 28 pikëve, në vend të gjashtë dhe shumë afër zonës Champions.