Aktualitet Gjirokastër, shpërthim i fuqishëm tritoli në vilën trekatëshe të një biznesmeni

Gjirokastër, shpërthim i fuqishëm tritoli në vilën trekatëshe të një biznesmeni

Pak pas orës 20:00 të së premtes në një godinë trekatëshe, që ndodhet në lagjen Granicë e Sipërme, në qytetin e Gjirokastrës ka ndodhur një shpërthim me tritol.

Mësohet se shpërthimi ka ndodhur në katin e parë të banesë dhe fatmirësisht nuk ka të lënduar në vendngjarje.

Nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme materiale në garazhdin e vilës dhe në disa prej pallateve përreth.