Aktualitet Gjithçka ishte perfekte për 26-vjeçarin shqiptar, derisa policia u shfaq ditën e...

Gjithçka ishte perfekte për 26-vjeçarin shqiptar, derisa policia u shfaq ditën e dasmës…

Po martohej komunën e Paullo të Milanos, kur karabinierët ndërhynë përpara se të kishte mundësinë që të thoshte “po”.

Në të vërtetë bëhej fjalë për një martesë të stisur, që një 26-vjeçar shqiptar e kishte organizuar në mënyrë që t’ia hidhte drejtësisë italiane.

I riu, sipas asaj që shkruajnë mediat në Itali, ishte dëbuar nga ky vend në Shkurt të 2017-s, për vepra penale që lidheshin me shpërndarjen e drogë.

Karabinierët në Paullo, aty ku shqiptari kishte jetuar përpara se të largohej, kishin zbuluar se ishte rikthyer, megjithatë nuk kishin arritur të binin në gjurmët e tij. Kjo derisa, ditët e fundit zbuluan martesën e tij, një organizim që siç duket nuk e kishte mbajtur dot diskret.

Kështu, ditën e dasmës, që do të celebrohej më 31 Janar, autoritetet policore u shfaqën në komunë dhe e arrestuan shumë pak përpara se të niste ceremonia.

Sipas hetuesve, 26-vjeçari, identiteti i të cilit nuk bëhet publik, e kishte organizuar këtë dasmë në mënyrë që të mos e dëbonin sërish nga Italia.

Nusja ishte një 22-vjeçare italiane me origjinë rumune, që kishte pranuar të ishte pjesë e kësaj lidhjeje martesore në këmbim të parave dhe drogës.

Për këtë të fundit, sëbashku me prindërit e saj, prindërit e shqiptarit dhe dy dëshmitarë, autoritetet kanë ngritur gjithashtu padi për favorizim.