Extra “Gjithmonë aty për mua”, engjëlli që shoqëron Ardit Gjebrenë gjatë çdo të...

“Gjithmonë aty për mua”, engjëlli që shoqëron Ardit Gjebrenë gjatë çdo të diel

Nëse i sjell ndërmend të dy si personazhe, duket sikur ata kanë një jetë bashkë. Ndonëse, Ardit Gjebrea është më prezent në sytë e audiencës dhe medias për shkak të angazhimit në televizion dhe vetë profilit që ka zgjedhur të ketë, Anila gjithashtu është një nga bashkudhëtaret më besnike të tij ndër vite.

Jo vetëm në atë personale, por edhe atë profesionale. Përveç se janë lumturisht të martuar e të dashuruar si ditën e parë, Arditi dhe Anila kanë bashkëpunuar gjithmonë edhe në realizimin e shumë projekteve bashkë, si programi psh “E diela shqiptare”. Dhe duke u ndalur tek ky i fundit, duhet thënë se çifti i njohur paska një ritual të tyrin pas çdo puntate.

“Pas spektaklit @edielashqiptare gjithmonë ka një moment relaksi me @annagjebreaofficial dhe gjithmonë aty ndodhet engjëlli @anilagjebrea që këtë herë nuk i shpëtoi celularit të @aldonlipe”- shkruan Arditi përkrah fotos  me vajzën dhe bashkëshorten.