Aktualitet Gjobë 10 mijë euro zyrtares, SPAK hetoi binjakët, hiqeshin si punonjës policie

Gjobë 10 mijë euro zyrtares, SPAK hetoi binjakët, hiqeshin si punonjës policie

Një hetim pesë mujor i nisur fillimisht nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave (SHÇBA) në policinë e shtetit, zbuloi tentativën e dy vëllezërve binjakë nga Tirana për të gjobitur me 10 mijë euro një punonjëse të administratës publike.

Sipas dosjes së shqyrtuar nga Euronews Albania, për të vënë në jetë planin e tyre binjakët 30-vjeçar kanë shfrytëzuar njohjen me zyrtaren dhe përmes një adrese të rreme në rrjetet sociale, i prezantoheshin asaj si punonjës të hetimit të krimit ekonomiko-financiar.

Sipas komunikimeve të administruara, polici i rremë E.SH vuri në dijeni zyrtaren se ndaj saj kishte një hetim për falsifikim dokumentesh dhe për të mbyllur dosjen me njohjet e tij në prokurori dhe polici duheshin 10 mijë euro që duhet të transferoheshin në një llogari.

Për tu bërë i besueshëm polici i rremë i tha se nuk mund të takoheshin pasi ishte i mbikëqyrur dhe ruhej nga vetingu.

E gjendur në këto kushte punonjësja e administratës me iniciale K.P bëri kallëzim në SHÇBA, që më tej referoi rastin në Strukturën e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK) për shkak të dyshimeve se mund të ishte implikuar ndonjë efektiv policie.

Në përfundim Gjykata e posaçme vendosi masën e sigurisë arrest me burg për vëllezërit L.G dhe A.G si dhe shtetasin D.M.

Më kërkesë të SPAK, Gjkko shpalli edhe moskompetencën duke ia kaluar dosjen gjykatës së Tiranës për fazat e tjera të gjykimit. /Euronews Albania