Kryesore Gjobë 12 mijë euro biznesmenit, kapen dy “përsëritësit” në Tiranë (VIDEO)

Gjobë 12 mijë euro biznesmenit, kapen dy “përsëritësit” në Tiranë (VIDEO)

Policia e kryeqytetit ka arrestuar dy persona, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim, për gjobëvënie. Operacioni i koduar “Përsëritësit” çoi në pranga E.G.,.30 vjeç, banues në Tirane, me precedent penal në fushën e gjobëvënies, I.B., 18 vjeç, banues në Tiranë, ndërsa u bë shpallja në kërkim e një 35 vjeçari, me banim në Tiranë.

Policia ka shpërndarë me video momentin e shoqërimit të dy të rinjve. Sipas bluve, ata i kishin vënë gjobë 12 mijë euro një biznesmeni në Tiranë, të cilit kishin arritur t’i marrin 7 500 euro përmes kërcënimeve.

Njoftimi i policisë

Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale, Sektori i Krimeve të Rënda ndaj Jetës dhe Pronës ne D.V.P Tiranë nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Pare për Krime te Renda Tiranë pas një pune të mirë-organizuar disa javore duke përdorur dhe metoda speciale hetimi, finalizoi me sukses operacionin “Përsëritësit“ si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

– E.G.,.30 vjeç, banues në Tirane, me precedent penal në fushën e gjobvënies;

– I.B., 18 vjeç, banues në Tiranë.

Gjithashtu u bë shpallja në kërkim e një 35 vjeçari, me banim në Tiranë.

Nga hetimet e deritanishme, pjesëtarët e këtij grupi të strukturuar kriminal në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohet se në periudha të ndryshme kohore, janë autorë të disa rasteve të shtrëngimeve me anë të kanosjes për dhënie pasurie, në qytetin e Tiranës.

Këta shtetas dyshohet se i kanë vendosur gjobë 12.000 euro një shtetasi, të cilit i kanë marrë 7.500 euro. Nga ana e grupit hetimor vazhdon puna intensive për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje dhe disa ngjarjeve të tjera që dyshohen se janë kryer nga këta persona.

Materialet do t’i kalohen për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë për Krime të Rënda për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie, e kryer në bashkëpunim“.