Politika Gjoni: Diplomati që ka dërguar sms ka përgjegjësi, ndërhyrje flagrante në punët...

Gjoni: Diplomati që ka dërguar sms ka përgjegjësi, ndërhyrje flagrante në punët e një shteti sovran

Presidenti Ilir Meta ka konfirmuar ditë më parë publikimin e një mesazhi të një diplomati të huaj, në të cilin flitej për një ‘pazar’ për emërimet e në Gjykatën Kushtetuese. Në një intervistë për TvT, në emisionin “Në fokus”, deputeti Ralf Gjoni, shprehet i prerë në opinionin e tij lidhur me dërgimin e një mesazhi të tillë te presidenti i vendit, duke e cilësuar si veprim skandaloz, që kërkon përgjegjësi nga dërguesi.

“Nëse kjo sms provohet të jetë autentike, atëherë kemi të bëjmë me një rast flagrant të shkeljes së Konventës se Vjenës, ndërhyrjes flagrante në punët e brendshme të një vendi sovran, mbi të gjitha dhe më ë renda një ambasador merr pjesë në emërime të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Presidenti le ta sqaroj këtë punë në këndvështrimin tim profesional dhe diplomatik e shoh si skandaloz dërgimin e një mesazhi të tillë. Ai që e ka dërguar ka përgjegjësi”.

Gjoni, më tej, kërkoj që të vërtetohet autorësia e dërguesit dhe fakti se a është dërguar në emër të shtetit që e ka dërguar përfaqësues, të kryeministrit Rama, apo është dërguar në kokën e vet.