Kuriozitete “Gjuha” e domateve: Një studim zbulon komunikimin mes bimëve

“Gjuha” e domateve: Një studim zbulon komunikimin mes bimëve

Toka nën këmbët tona është e gjallë. Bimët i dërgojnë sinjale elektrike njëra-tjetrës, sipas një studimi të kryer së fundmi.

Dr. Yuri Shtessel dhe Dr. Alexander Volkov, profesor i biokimisë në Universitetin Oakëood, kryen një studim në funksion të të cilit u përdorën eksperimente fizike dhe modelim matematikor për të monitoruar transmetimin e sinjaleve elektrike midis bimëve të domates.

Specialiteti i Dr. Shtessel është inxhinieria e kontrollit. Algoritmet e kontrollit janë të zbatueshme gjerësisht në të gjitha disiplinat, për shembull në kontrollin e mjeteve hapësinore.

Ndërsa Dr Volkov ka studiuar përhapjen e sinjalit elektrik brenda një bime dhe midis disa bimëve përmes rrjetit të kërpudhave Mycorrhizal, që veprojnë si qark. Dy studiuesit bashkëpunuan për herë të parë në vitin 2017.

Modelimi matematik bazohet në ekuacionet diferenciale të zakonshme dhe të pjesshme.

Bimët gjenerojnë sinjale elektrike që përhapen nëpër pjesët e tyre. Kur rrënjët e domateve izolohen në mënyrë eksperimentale nga njëra-tjetra me një xhep ajri, impedanca elektrike e këtij xhepi është shumë e madhe.

Sinjalet elektrike nuk e kalojnë këtë boshllëk. Në eksperiment, komunikimi midis bimëve përmes rrënjëve të tyre ishte parandaluar.

Sidoqoftë, kur bimët ndodhen në të njëjtën copë toke, u zbulua se rezistenca tokësore nuk është shumë e madhe dhe ato mund të komunikojnë duke i kaluar sinjale elektrike njëra-tjetrës përmes rrjetit Mycorrhizal nëpër dhe.

Studimi me bimët e domates, i cili u përqëndrua në kërkimin eksperimental dhe modelimin matematikor të përhapjes së sinjalit elektrik midis bimëve të së njëjtës specie, ngre pikëpyetjen nëse bimët të ndryshme komunikojnë përmes kërpudhave.

“Unë mendoj se është padyshim e mundur që sinjalet mund të përhapen përmes rrjetit të rrënjëve dhe të përhapen në tokën e përbashkët ose tokë nga një bimë domateje, le të themi, te një lis”, thotë dr. Shtessel. “Dheu luan rolin e një përcjellësi”.

Po kështu, natyra e çdo mesazhi që dërgohet është e panjohur dhe mundësia e njohje është përtej qëllimit të eksperimentit.