Kryesore “Gjuha e fortë e Donald Lu ndaj Llallës, s’është personale, por është...

“Gjuha e fortë e Donald Lu ndaj Llallës, s’është personale, por është gjuha e SHBA”

“Opozita është e pashpresë dhe nuk ka vend mend. Gjuha e fortë e Donald Lu ndaj Llallës, s’është personale, por është gjuha e SHBA”

Kreu i FRD, Bamir Topi, shprehet se po negociohet me Partinë Socialiste në funksion të koalicionit për zgjedhjet e 2017-ës.

I pyetur për gjendjen e opozitës, Topi ka shumë kritika: “Opozita parlamentare është në një rrugëtim pa surpriza. Unë prej kohësh e kam parashikuar trajektoren e saj.

Për fatin e keq të saj opozita aktuale është një institucion që nuk ka nxjerrë mësime nga mënyra si ka bërë politikë me institucionet e shtetit në vitet e qeverisjes së saj.

Është në të njëjtin shtrat të pa ajrosur ku ambiguiteti në mendime dhe sidomos në vendimmarrje, sipas meje nuk jep shpresë për çlirim nga “prangat” e frymës totalitare që mbizotëron në sjelljen e saj”, thotë ish-presidenti për gazetën Mapo.

Ndërkohë, i pyetur për përplasjen Lu-Llalla, Topi thotë se Donald Lu flet në emër të SHBA, jo të tijin personal:

Nuk mund të interpretoj notat personale të debatit. Për sa unë njoh politikën dhe shtetin kam bindjen se në mënyrën e sj­elljes së përfaqësuesve të partnerit tonë kryesor SHBA, asgjë nuk vjen me nota personale.

Është në kulturën politike të atij vendi të madh funksionimi me gjuhë institucionale dhe të fortë e të drejtpërdrejtë.

Miqtë tanë e kanë deklaruar qartë se kanë vendosmërinë të bëjnë Reformën në Drejtësi shpejt, fort dhe pa mëdyshje. Edhe bindja ime është që kjo refor­më nuk do të mund të ndalet dhe për asnjë arsye”.