Kryesore Gjuha shqipe bëhet zyrtare në Maqedoni

Gjuha shqipe bëhet zyrtare në Maqedoni

Edhe pa nënshkrimin e Presidentit Gjorge Ivanov, gjuha shqipe është bërë zyrtare në Maqedoni.

Lajmi është dhënë nga kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi me anë të një postimi në “Facebook”. “Ligji për gjuhët, edhe në gazetën zyrtare”, ka shkruar Xhaferi në “Facebook”.

Tashmë, ligji me firmën e Xhaferit dërgohet në Gazetën Zyrtare dhe pas shpalljes në të menjëherë hyn në fuqi.

Më herët gjatë së hënës, zëvendëskryeministri i Maqedonisë, Bujar Osmani, theksoi se do të respektohen procedurat ligjore.

“Ishte një rastësi e mirë që në të njëjtën datë, më 11 janar u miratua ligji për përdorimin e gjuhëve, më 11 janar edhe ndryshimet kushtetuese. Natyrisht këtu fillojnë edhe sfidat për një zbatim të saktë, gjithëpërfshirës dhe zbatim të një gjuhe standarde”, tha Osmani.