Kryesore Gjykata e dënon për shpifje, Berisha detyrohet të dëmshpërblejë Ramën

Gjykata e dënon për shpifje, Berisha detyrohet të dëmshpërblejë Ramën

Ish kryeministri Sali Berisha dhe kryeministri Edi Rama, gjate nje seance parlamentare

Gjykata e Tiranës ka dënuar ish-kryeministrin Sali Berisha për shpifje, pas padisë së bërë nga kryeministri Edi Rama. Në vendimin e Gjykatës thuhet se Berisha ka për detyrim të dëmshpërblejë Ramën me 500 000 lekë (të reja).

Gjykata ka pranuar pjesërisht kërkesë-padinë, sepse vlera e dëmshpërblimit nga paditësi (Rama) ishte 1.000.000 lekë.

Po kështu gjykata ka vendosur detyrimin e palës së paditur të publikojë përgënjeshtrimin në faqen e tij “Facebook”.

Berisha u dënua për deklaratën në Facebook më date 15.10.2018 “Fundi i kakistokracisë së kallam dështaku po troket”.

Ndër të tjera Berisha shkruante se “Parlamenti Europian dhe më në fund edhe Komisioni Europian janë deklaruar haptas kundër diskutimit për hapjen e negociatave me Shqipërinë për shkak të krimit të organizuar në nivelet më të larta të pushtetit, me fjalë të tjera për shkak të familjeve mafioze Rama-Xhafa-Balla-Tahiri”.