Bota Gjykata e Lartë britanike pezullon projektin e tunelit nën Stonehenge

Gjykata e Lartë britanike pezullon projektin e tunelit nën Stonehenge

Gjykata e Lartë në Mbretërinë e Bashkuar ka vendosur të pezullojë ndërtimin e një tuneli 3.2 km nën sitin e njohur arkeologjik të Stonehenge.

Qeveria britanike kishte dhënë miratimin për tunelin me një kosto 1.7 miliardë stërlina me synim shkurtimin e rrugës dhe zgjidhjen e problemeve të trafikut, por gjykata ka çmuar se vendimi i ekzekutivit ka qenë i paligjshëm në dy drejtime: projektit i mungonte vlerësimin për ndikimin në sitin arkeologjik dhe se qeveria ka dështuar të konsiderojë alternative të tjera në përputhje me Konventën e Trashëgimisë Botërore.

Qeveria ka reaguar duke shprehur zhgënjimin e vet për vendimin duke u shprehur se po mendon dhe vlerëson se çfarë duhet të bëjë.