Aktualitet Gjykata e Lartë shtyn seancën ndaj ish-kreut të bandës së Durrësit

Gjykata e Lartë shtyn seancën ndaj ish-kreut të bandës së Durrësit

Gjykata e Lartë ka shtyrë seancën për Lulzim Berishën, ish-kreun e bandës së Durrësit. Për të Gjykata e Lartë shqyrton një rekurs të Prokurorisë së Durrësit lidhur me lirimin e tij me kusht në vitin 2016.

Gjatë seancës së sotme nuk paraqit as avokati dhe as vetë Lulëzim Berisha, ndaj të cilit ka një urdhër arresti.

Ky i fundit është shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi dyshohet se ka marrë pjesë në atentatet e 16 viteve më parë ndaj Klodian Salliut dhe Vajdin Lames.

Berisha fitoi lirinë me kusht pas garancisë së dhënë për punësimin e tij edhe nga Bashkia e Durrësit, ndërsa më herët Gjykata e Lartë kishte ulur dënimin e tij nga burgim i përjetshëm në 25 vite burg. Seanca e radhës u la më 9 nëntor ora 10:00.

Gjykata e Lartë kërkoi të merrte informacion nga Prokuroria e Durrësit, nëse Lulzim Berisha mban kontakt me shërbimin e provës apo jo.