Aktualitet Gjyqi ndaj Shullazit/ “E di mirë ti pse jam këtu”, Gilmando Dani...

Gjyqi ndaj Shullazit/ “E di mirë ti pse jam këtu”, Gilmando Dani presion prokurores

Seanca gjyqësore ndaj Emiljano Shullazit ka kaluar mes tensioneve të shumta ku nuk kanë munguar replikat mes të akuzuarve dhe prokurores së çështjes.

Prokuroria ka paraqitur provat shkresore e ndërsa janë kundërshtuar nga pala mbrojtëse të cilët e kanë konsideruar si një burgim të kotë.

Ndërkohë, prokuroria ka deklaruar se fillimisht u hetuan dy grupe kriminale, hetime këto të cilat nisën në muajin shkurt të viti 2016.

Avokati i të akuzuarve tha se prokuroria me provat që paraqiti nuk po bën punën siç duhet, duke i cilësuar materialet shkresore si prova të marra nga Google.

Nga ana tjetër prokurorja Elizabeta Imeraj iu përgjigj duke i kërkuar palës mbrojtëse të mos bëjnë rolin e inspektorëve të prokurorisë.

Në debat është përfshirë edhe një nga të akuzuarit Gilmando Dani.

Ai ka ngritur pretendimet se po mbahen pa asnjë arsye në burg për gati 2 vjet.

Gilman Dani: Po mbahemi dy vite në burg kot!

Imeraj: S’po të mban prokuroria, je në burg me vendim gjykate apo nuk ta kanë shpjeguar avokatët?

Dani: E di mirë ti pse jam unë në burg.

Ndërkohë Prokuroria ka depozituar edhe 19 faqe prova shkresore, ku  sipas organit të akuzës, hetimi ka nisur për 2 grupe.

Mësohet se në shkurt 2016 policia i ka çuar informacion Prokurorisë për veprimtarinë kriminale të Emiljano Shullazit, Lulzim Berishës, Gilmando Danin, Blerim Shullazin, Endri Qyqjan dhe Endri Zelën.

Sipas prokurorisë rezulton se edhe Plarent Dervishaj është i përfshirë në veprimtari kriminale.

Fill pas kësaj shkrese të policisë në vitin 2016 u prangos edhe shtetasi Emiljano Shullazi.