Bota Gjysmë vëllai i Kim Jong Un ishte informator i CIA-s

Gjysmë vëllai i Kim Jong Un ishte informator i CIA-s

Kim Jong Nam, gjysmë vëllai i diktatorit koreanoverior Kim Jong Un I vrarë në shkurt të 2017-ës në aeroportin e Kuala Lumpur në Malajzi, ishte një burim i CIA-s i cili ishte takuar disa herë me agjentë sekretë amerikanë. Lajmi është publikuar nga Wall Street Journal, që citon një burim të informuar. Por e përditshmja thekson se shumë detaje të marrëdhënies së tij me CIA-n mbeten të errëta.

Kim Jong Nam u vra nga dy gra të cilat i hodhën në fytyrë gaz nervin Vx. Drejtues amerikanë dhe koreanojugorë akuzuan për sulmin Penianin, i cili ka mohuar çdo përfshirje.

Disa ish-drejtues amerikanë, sipas të përditshmes, theksojnë gjithsesi se gjysmë vëllai i Kim, i cili kishte jetuar jashtë Koresë së Veriut për shumë vjet dhe nuk kishte asnjë lloj pushteti në Penian, vështirë se mund të kishte informacione për rrethin e ngushtë te Kim Jong Un.

Të njëjtat burime nga ana tjetër vënë në dukje se Kim Jong Nam, i cili jetonte në enklavën kineze të Makao, ishte sigurisht në kontakt me shërbime të huaja të inteligjencës,në mënyrë të veçantë me atë të Kinës.

Kim Jong Nam u vra nga dy femra në aeroportin e Kuala Lumpur në shkurt të vitit 2017 të cilat i hodhën në fytyrë një lloj lënde kimike të ndaluar.